KRONIKAT E BARUTIT

KRONIKAT E BARUTIT

Hulumtime

A Dështoi Serbia ta Rekrutonte Kurtin, Pastaj U Përpoq t’ia Vriste Reputacionin?

Nëse ‘Top Secret 2’ është autentik, objektivi nuk ishte feja. Ishte aleanca me Perëndimin, e dobësuar përmes radikalizimit, migrimit dhe përçarjes së brendshme të Kosovës.

Vudi Xhymshiti
Aug 29, 2026
∙ Paid

Po sikur operacioni më i rrezikshëm i Serbisë kundër Kosovës të mos kishte nevojë për tanke, por për politikanë, media, dokumente dhe narrativa që duken krejtësisht vendore?

Po sikur “Leptiri”, një plan i RDB1-së për ta komprometuar dhe rekrutuar Albin Kurtin në vitin 2001, të ketë dështuar atëherë, por të jetë rikthyer dy dekada më vonë si armë për shkatërrimin e reputacionit të tij?

Pse një dokument i tillë gjendej në telefonin e Fatmir Shehollit, të akuzuar për spiunazh, i cili thotë se ia kishte dërguar Bojan Dimiqi?

Kush e shpërndau, kush e përktheu dhe kush e shndërroi narrativën e vjetër serbe në municion të politikës kosovare?

Dhe çfarë është “Top Secret 2”, dokumenti që e përshkruan radikalizimin, migrimin, diasporën dhe fenë si mjete për ta bërë Kosovën të dukej e papranueshme për Perëndimin?

A i kemi përpara dy dokumente të shkëputura, apo gjurmët e një strategjie shumë më të gjerë për ta dobësuar Kosovën nga brenda?

Kush përfitoi, kush heshti dhe çfarë nuk kemi parë ende?

Lexojeni hulumtimin tonë të plotë.

User's avatar

Continue reading this post for free, courtesy of Vudi Xhymshiti.

Or purchase a paid subscription.
© 2026 The Frontline Media Group · Privacy ∙ Terms ∙ Collection notice
Start your SubstackGet the app
Substack is the home for great culture