A e Falsifikoi Milaim Zeka Kontratën e Njeriut të Zhdukur?
Blerja prej 300 mijë markash nga Hyra Birinxhiku (ish) bashkëshortja e Milaim Zekës nuk ishte gabim teknik, por një tentativë për ta legalizuar uzurpimin e pasurisë së viktimës.
Nënshkrimi i një të zhdukuri nuk e mbulon vetëm një shtëpi, ai i mbulon gjurmët e një krimi. Më 12 korrik 2001, Kryqi i Kuq konfirmonte se Zhivorad Kërstiç rezultonte i zhdukur që nga dita kur u nxorr nga autobusi për t’u dërguar në kampin e Llapushnikut.
Vetëm 34 ditë më vonë, emri i tij u ringjall në mënyrë magjike mbi një kontratë në Mitrovicë për ta shitur shtëpinë e tij në Aktash për 300.000 marka gjermane.
Blerësja: ish-bashkëshortja e Milaim Zekës. Kur drejtësia e konfirmoi se Kërstiç kishte vdekur që më 1998, doli në dritë një nga mashtrimet më çnjerëzore të pasluftës: tjetërsimi i pasurive mbi kufomat e viktimave. Por Milaim Zeka nuk mbeti në hije, ai hyri vetë në betejë ligjore për ta mbrojtur këtë pronë.
Kush e nënshkroi në të vërtetë kontratën në emër të një njeriu të vrarë?
Ku shkuan 300 mijë markat cash pa asnjë gjurmë bankare?
Cili ishte roli i Milaim Zekës prapaskenave të ndjekjes penale të nipit të viktimës? Dhe kush tentoi ta blejë redaksinë tonë për ta varrosur këtë dosje?
Pjesa tjetër e këtij hulumtimi ekskluziv i përmban 54 pyetjet e papërgjigjura, dokumentet e kadastrës dhe dëshmitë e fshehura gjyqësore.
[ABONOHU TANI PËR TA ZBULUAR TË VËRTETËN E DOSJES Zeka-Kërstiç]



