Letër e hapur për një deputet të ri, babai i të cilit sapo është dënuar për krime lufte, dhe për zgjedhjen që çdo brez politik duhet ta bëjë mes besnikërisë ndaj mitit dhe përgjegjësisë ndaj Republikës.
Altin,
Mund ta kesh dëgjuar emrin tim. Në rrethet politike ku je rritur, në rrethet ku babai yt ka pasur peshë dhe në ato ku ti tash po hyn si deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shumë gjasa që emri im të mos përmendet me ndonjë dashamirësi të veçantë. Ndoshta disa prej tyre më konsiderojnë armik. Disa më quajnë tradhtar, disa “spiun”, disa do të preferonin që gazetaria ime të pushonte së ekzistuari. Kjo nuk është pjesa që më intereson. E vërteta e ka një zakon të keq, zakonisht është më e dhimbshme pikërisht për ata që kanë investuar më së shumti në heshtjen e saj.
Por unë nuk po të shkruaj për të t’bërë përgjegjës për babanë tënd. Ky do të ishte një parim i shëmtuar dhe antidemokratik. Faji nuk trashëgohet. As përgjegjësia penale. Asnjë djalë nuk duhet të përgjigjet për veprimet e të atit vetëm pse e mban të njëjtin mbiemër. Problemi fillon diku tjetër, në momentin kur mbiemrin e babait e merr si kapital politik, historinë e tij si autoritet publik dhe kauzën e tij si platformë politike. Në atë çast, pyetjet për atë trashëgimi nuk janë më ndërhyrje në familje. Bëhen pyetje politike.
Abonohu me pagesë për ta lexuar letrën e plotë.


