Mbi fatin e Hashim Thaçit po luhet biznesi më i fëlliqur mediatik. Ndërsa mercenarët e paguar zhvasin miliona duke shitur përralla me Trumpin dhe Grenellin, mbrojtja e tij ka pësuar vetëvrasje politike.
E vërteta është brutale: Ata që e premtuan “lirimin e shpejtë” të Hashim Thaçit, sot kanë mbetur vetëm me zhurmë, përralla dhe miliona mbi fatin e tij. Ndërkohë, qelia mbetet reale.
Lexoje pse mbrojtja e tij po e fundos atë më thellë.
Skena politike dhe mediale në Kosovë është dëshmitare e një operacioni të dështuar propagandistik, i cili, në emër të mbrojtjes së Hashim Thaçit, e ka prodhuar efektin plotësisht të kundërt. Ata që ia shkaktuan aktakuzën e dytë1 Thaçit përmes shpifjeve dhe sulmeve absurde ndaj institucioneve të drejtësisë, sot gjenden përpara një realiteti të zhveshur. Të njëjtët njerëz që premtonin liri të shpejtë, tani janë katandisur në pikën sa do të raportojnë me urgjencë edhe nëse ngrihet ndonjë padi imagjinare ndaj fqinjit të Jack Smith-it. Ky nuk është aktivizëm, ky është biznes me fatin e një njeriu në burg.
Realiteti historik dhe juridik është kokëfortë. Jack Smith e konfirmoi aktakuzën ndaj Thaçit në vitin 2020, pikërisht nën administratën e Donald Trump-it. Në të njëjtën periudhë, ishte Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ai që ia refuzoi kategorikisht dhe zyrtarisht kërkesën Thaçit për mbylljen e Gjykatës Speciale. Këta rrenacakë dhe mercenarë të paguar si Lirim Mehmetaj, Artan Behrami, Berat Buzhala, Milaim Zeka e Baton Haxhiu, e gënjyen Thaçin dhe besnikët e tij se rruga e shpëtimit kalonte përmes sulmeve linçuese ndaj Hagës. Kjo strategji nuk funksionoi atëherë dhe nuk ka për të funksionuar kurrë.
Ky operacion dhe kjo fushatë mediale e kanë shkatërruar përfundimisht kredibilitetin e vetë Hashim Thaçit në mohimin e krimeve të luftës dhe atyre kundër njerëzimit. Për çdo prokuror në Hagë, fakti që një makineri mediale paguhet për ta minuar procesin gjyqësor dhe për ta sulmuar këdo që bën pyetje, përbën një provë të pastër logjike: mohimi verbal i Thaçit nuk ka asnjë peshë apo vlerë juridike kur veprimet e financuara në terren e synojnë sabotimin e drejtësisë. Nëse Thaçi do të dënohet me vite shtesë, ai do të dënohet pikërisht për pengim të drejtësisë, një faturë që ia shkruan këta analistë me analizat e tyre të paguara.
Për më tepër, skandali thellohet me përfshirjen e Richard Grenell-it. Ky grup i shfrytëzoi me javë të tëra deklaratat e Presidentit Donald Trump-it kundër Jack Smith-it për ta ndërtuar një narrativë fëmijërore:
“Trump e urren Smithin, prandaj Trump do ta lirojë Thaçin sapo të shkelë në Shtëpinë e Bardhë”.
Sot, Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë lirim nuk ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur. Trump nuk e çan kokën për këtë çështje. Lufta e tij me Jack Smithin është tërësisht personale dhe ka filluar vetëm pasi Smith i ngriti akuza ndaj tij për ngjarjet e vitit 2020 në SHBA. Ndërlidhja e kësaj beteje të brendshme amerikane me Gjykatën e Kosovës në Hagë ishte gënjeshtra e radhës për ta mbajtur gjallë tregun e mercenarëve mediatik në Prishtinë.
Këtu lind pyetja legjitime për të gjithë ata që deklarohen besnikë dhe që vërtet e duan Hashim Thaçin:
A ju kujtohet të paktën 15% e gënjeshtrave që Grenell dhe kronistët e tij ju treguan për lirimin shumë të shpejt të Thaçit?
Pyeteni veten, çfarë keni arritur duke besuar verbërisht njerëz që ju gënjejnë vazhdimisht dhe ju sërish vazhdoni t’u besoni?
A jeni të vetëdijshëm se pikërisht për shkak të këtyre gënjeshtrave dhe kësaj zhurme, Thaçi do të qëndrojë në burg shumë më gjatë?
Ky shkrim nuk bëhet për t’ia mbajtur anën e askujt; ky është një pozicionim i prerë në mbrojtje të së vërtetës, për t’ju nxjerrë nga naiviteti dhe marrëzia ku ju kanë zhytur.
Strategjia juaj e mbrojtjes është një vetëvrasje politike. E gjithë karriera politike dhe imazhi ndërkombëtar i Thaçit është i lidhur ngushtë me figurat e Partisë Demokrate amerikane, me familjen Clinton dhe Joe Biden, të cilët janë figurat më të urryera nga administrata aktuale e Trumpit. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo mendjelehtësi, ju sollët figura të tjera të lidhura me demokratët për të dëshmuar në Hagë, madje lejuat që edhe edikush si Edi Rama t’i bënte thirrje Trumpit për lirimin e Thaçit. Ndërkohë, harruat që Rama vetë kishte bërë fushatë të hapur kundër rizgjedhjes së Trumpit.
Si mund të prisni që një administratë e tillë të lëvizë qoftë edhe një gisht për një kauzë të prezantuar nga kundërshtarët e saj?
Pse vazhdoni t’i lejoni mercenarët tuaj të sulmojnë Jack Smithin, kur e dini që kjo nuk pi ujë me Trumpin? Dhe mbi të gjitha, edhe nëse Trump do të donte, çelësi i Gjykatës Speciale nuk gjendet në Washington, por në Bashkimin Evropian. BE-ja ka investuar miliona euro në këtë gjykatë për ta vendosun drejtësinë dhe nuk e ka ndërmend të lejojë që ky investim të shkojë dëm dhe as nuk duhet të shkojë.
Me këtë zhurmë budallaqe, me kërcënime publike ndaj njerëzve dhe me fushata të dështuara, e vetmja gjë që po bëni është se po e varrosni Hashim Thaçin edhe më thellë në errësirën e qelisë së tij. Ai rrezikon të kalbet atje, jo vetëm prej akuzave fillestare, por sepse “mbrojtësit” e tij zgjodhën që, për interesat e tyre financiare, ta sabotojnë çdo mundësi për një mbrojtje serioze dhe me kredibilitet. Redaksia jonë i ka dokumentuar dhe raportuar me saktësi këto operacione. Publiku duhet ta kuptojë se qëndrimi më i gjatë i Thaçit prapa grilave është pasoja e pastër e gënjeshtrave të paguara, të cilat e detyruan Hagën të veprojë me rreptësi për të mbrojtur integritetin e drejtësisë.
Brenda Komplotit për Shkatërrimin e Gjykatës Speciale
Në janarin e ftohtë të këtij viti, një llogari anonime në Facebook me emrin “Laky Laky” tentoi të blinte integritetin tonë editorial. Ofertës prej 5,000 eurosh në ryshfet për të publikuar një dokument të fabrikuar mbi ish-emissarin amerikan



