Emri që Mungon në 715 Faqe
Dosja e Prokurorisë nuk thotë kush e vrau Xhemajl Mustafën. Por profili i tij, gazetar, institucionalist dhe njeri i LDK-së, përputhet me kategoritë që pretendohet se u shënjestruan nga Hashim Thaçi.
ÇKA NUK NA TREGON PROKURORIA PËR ATENTATIN MË TË BUJSHËM NË KOSOVË?
Emri i Xhemajl Mustafës nuk shfaqet në asnjërën prej 715 faqeve të verzionit publik të Dosjes Përfundimtare të Prokurorisë së Specializuar. Atentati i 23 nëntorit ndaj këshilltarit më të afërt të Ibrahim Rugovës është fshirë tërësisht, asnjë armë e identifikuar, asnjë ekzekutor i emëruar, asnjë zinxhir komandues i zbuluar.
Megjithatë, kjo heshtje sistematike është pikërisht vendi ku fillon tmerri i vërtetë. Dosja shpërthyese e Prokurorisë e zbërthen një fushatë të egër ku kundërshtarët politikë shndërroheshin qëllimisht në armiq të kombit për ta legjitimuar likuidimin e tyre.
Mustafa, gazetari që e përdori intelektin dhe jo pushkën, e përmbushte saktësisht këtë profil shënjestre.
Ky hulumtim ekskluziv e thyen izolimin njëçerekoshekullor të këtij misteri, duke e dokumentuar se si propaganda kundër institucionalistëve u kthye në një makineri të dhunës strukturore.




