Flutura Kusari dhe Adriatik Kelmendi e kthejnë avarinë globale në armë kundër Kurtit
Ndërsa Cloudflare ra globalisht, Flutura Kusari dhe Adriatik Kelmendi e fajësuan qeverinë, duke shitur paranojë për klikime, sikur Kurti kontrollon serverët botërorë nga Prishtina.
Ishte ditë me shi në Londër kur interneti nisi të shembej. Jo i gjithi, vetëm aq sa të na kujtonte se sa pak prej tij e shohim vërtet. X nuk hapej. Disa faqe të tjera më shfaqnin një faqe gabimi që dukej si lutje e koduar: “internal server error on Cloudflare’s network”, pastaj sikur thonin me tonin e një terapisti të dobët të provoj “pas disa minutash”…



