Hybrid.info: Rojtarë të Gënjeshtrave, por jo të së Vërtetës
Hybrid.info e quajti të “paverifikuar” të vërtetën që ne e raportuam, por dështoi të provojë ekzistencën e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA. Në vend të provave, ata po gënjejnë.
Fakti është i thjeshtë dhe i verifikueshëm: nuk ka asnjë “Dialog Strategjik” të nënshkruar mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ekziston dokument, nuk ka tekst të publikuar, nuk ka mekanizëm zbatimi, as kalendar zyrtar. Është një fantazmë diplomatike.
Ne e thamë qartë: “Një marrëveshje e panënshkruar nuk mund të pezullohet.”1
Hybrid.info2, që pretendon të jetë rojtar i së vërtetës, dështoi mjerisht të japë provë për të kundërtën. Nëse një marrëveshje e tillë do të ekzistonte, ata mund ta botonin me një link, një PDF, një deklaratë zyrtare të Departamentit të Shtetit. Do ta kishin rrëzuar artikullin tonë menjëherë. Por ata nuk e bënë. Nuk mundën. Sepse një gjë e tillë nuk ekziston.
Në vend që të dëshmojnë ekzistencën e Dialogut, ata na dhanë një leksion të thatë mbi rolin e një Chargé d’Affaires. Por askush nuk e ka vënë këtë në dyshim.
Pyetja është tjetër: çfarë po “pezullohet” kur nuk ka asgjë të nënshkruar? Autoriteti për të shpallur nuk mjafton kur ajo që shpallet është një iluzion.

Ky nuk është fakt-check. Është maskim faktesh. Hybrid.info nuk verifikoi, nuk solli prova, nuk publikoi dokumente. Thjesht sulmoi gazetarinë e pavarur. Dhe ky dështim i tyre flet më shumë se çdo gjë tjetër: tregoi se, për të mbrojtur narrativën e atyre që i financojnë ata, janë të gatshëm të devijojnë nga misioni i tyre. Nga “sulmues” të gënjeshtrave, ata janë kthyer në “sulmues” të së vërtetës.
Nëse një “Dialog Strategjik” do të kishte ekzistuar, ne nuk do ta kishim shkruar artikullin tonë. Do ta kishim analizuar dhe kritikuar, por jo zbuluar mungesën e tij. Fakti që artikulli ynë ekziston është provë e mungesës. Dhe fakti që Hybrid.info nuk solli asnjë dëshmi, e vërteton plotësisht këtë mungesë.
U bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës: mos i besoni dikujt sikur Hybrid.info kur pretendojnë se janë këtu për të luftuar dezinformatat. Ata nuk po i ç’montojnë gënjeshtrat; ata po përpiqen ta ç’montojnë të vërtetën. Dhe ky është një akt shumë më i rrezikshëm.
Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë transparencë, jo hije. Meritojnë prova, jo iluzione. Meritojnë gazetari, jo propagandë.
Mbështetja juaj për ne, është akt rezistence i luftës psikologjike kundër Republikës së Kosovës | ☑ Abonohu | ☑ Dhuro |
Ambasada amerikane pezullon një kornizë që nuk u nënshkrua kurrë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë të premten publikoi një deklaratë të pazakontë dhe të ashpër: shpalljen e “pezullimit pa afat” të asaj që e quajti Dialog Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar qeverinë kujdestare si burim të paqëndrueshmërisë. Ky njoftim u pasqyrua menjëherë nga mediat kryesore ndërkombëtare. Por kishte diçka bosh në të: nuk …
Ambasada amerikane pezullon një kornizë që nuk u nënshkrua kurrë
Ambasada e SHBA-së në Kosovë shpall pezullimin “pa afat” të Dialogut Strategjik, një proces që, në të vërtetë, nuk ka ekzistuar kurrë. — KROB Politikë.
Pretendimi i pakonfirmuar se pezullimi i Dialogut Strategjik ShBA-Kosovë nuk është vendim i Uashingtonit zyrtar — Hybrid.info