Klinaku dhe Selmani nën aktakuzë për kërcënime ndaj Albin Kurtit
Nuk është “opinion politik”: është kërcënim me vrasje. Prokuroria e sjell para gjykatës rastin Klinaku–Selmani si sinjal kundër tentativave për t'i normalizuar vrasjet politike në Kosovë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti më 1 gusht 2025 aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Seanca fillestare u hap sot në Prishtinë; të pandehurit u deklaruan të pafajshëm. Aktakuza, e siguruar dhe publikuar nga “Betimi për Drejtësi”1, përmbledh postimet publike të Klinakut …



