Të dashur lexues,
Nga sot, adresa jonë zyrtare është krob.online, një shkurtim i natyrshëm për Kronikat e Barutit. Adresa e vjetër revistaspot.net nuk përdoret më.
Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kanë zgjedhur abonimin me pagesë. Në 20 ditët e fundit, numri i abonentëve tanë me pagesë është rritur nga 40 në 56. Ju inkurajojmë të gjithë ju që ende nuk e keni bërë këtë hap, ta konsideroni si një mbështetje konkrete për misionin tonë fisnik: të gërmojmë dhe të tregojmë të vërtetën.
Për abonentët me pagesë, asgjë nuk ndryshon – do të vazhdoni të merrni në email artikujt tanë si gjithmonë.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!
Vudi Xhymshiti
Botues & Kryeredaktor
Kronikat e Barutit


