KRONIKAT E BARUTIT

KRONIKAT E BARUTIT

Koment dhe Analizë

“Leptiri” dhe rrethi politik i Haradinajt

Indeksonline e prezantoi Demhasajn si analist dhe riprodhoi insinuatën e rekrutimit, duke hequr kontekstin politik pikërisht kur ai ishte vendimtar për lexuesin kosovar.

Vudi Xhymshiti
Aug 27, 2026
∙ Paid

A dështoi Serbia ta rekrutonte Albin Kurtin dhe pastaj u përpoq ta bindte Kosovën se kishte pasur sukses?

Kjo është pyetja që ngre dosja “Leptiri”. Sipas aktakuzës, shërbimi sekret serb kishte hartuar një plan për komprometimin dhe rekrutimin e Kurtit gjatë burgimit në Serbi. Dokumenti e provon ekzistencën e planit, jo rekrutimin e Kurtit. Por narrativa që u përhap më pas e bën pikërisht të kundërtën: e përdor përpjekjen serbe si arsye për ta paraqitur Kurtin si të rekrutuar nga Serbia.

Kjo ndodh ndërsa politikat e Kurtit kanë goditur strukturat paralele dhe mekanizmat e ndikimit që Beogradi i ndërtoi për më shumë se dy dekada në Kosovë. Ramush Haradinaj e ka shtyrë prej vitesh narrativën e “rekrutimit”. Tani Arton Demhasaj e përsërit atë, ndërsa një portal e shumëfishon.

Kush e solli këtë narrativë në politikën kosovare, dhe kujt i shërben ajo?

Lexojeni hulumtimin, dhe nëse doni gazetari që i ndjek dokumentet, pushtetin dhe rrjetet e ndikimit pa kërkuar leje, bëhuni abonent me pagesë. Pavarësinë tonë e financoni ju.

User's avatar

Continue reading this post for free, courtesy of Vudi Xhymshiti.

Or purchase a paid subscription.
© 2026 The Frontline Media Group · Privacy ∙ Terms ∙ Collection notice
Start your SubstackGet the app
Substack is the home for great culture