Ligji që e Ndryshoi Sigurinë Historike të Kosovës
Ligji i vitit 2013 për Amnisti nuk mbylli plagët e luftës, ai dobësoi mbrojtjen juridike të shtetit dhe fali mekanizmat që kishin punuar kundër sovranitetit të Kosovës me urdhër të Beogradit.
Unë e mbaj mend korrikun e vitit 2013 jo si një datë parlamentare, por si një atmosferë. Ishte ajo ndjesia që e kam parë shumë herë nëpër vende që dalin nga lufta, në Kabul, në Bagdad, në Donbas e Kievë, në qytete ku paqja shpallet para se drejtësia të ketë mbërritur. Një qetësi e imponuar, e shoqëruar me një fjali që gjithmonë tingëllon njësoj, stabili…



