Lista Serbe Rrënja e Infeksionit që Po e Shkund Kosovën
Kosova përballet me infiltrimin serb ndërsa Evropa përgatitet për luftë dhe Amerika endet pa busull në një botë ku rreziqet mbeten të pathëna dhe shtetet të pambrojtura.
Sapo mbërrita në Shqipëri pata kënaqësinë të takoja kolegët e mi dhe menjëherë u ftova të flisja për çfarë po zihet në Kosovë. Në studion e MCN Albania përballë Sebastian Zonjes nuk hyra si një analist i kthjellët që rri në letër. Hyra si dikush që e ka parë mjegullën e politikës në Prishtinë dhe pluhurin e frontit në Ukrainë. Dhe kur e sheh botën nga t…



