KRONIKAT E BARUTIT

KRONIKAT E BARUTIT

Koment dhe Analizë

Një përplasje e përgjakshme në Skenderaj ekspozon çarjet e thella në institucionet e sigurisë

Sami Lushtaku sulmon dhe e kërcënon Albin Kurtin, duke përdorur padi për të mbuluar gjakun e Hysni Mehanit. A po kapitullojnë institucionet para një mekanizmi dhune të instaluar nga Hashim Thaçi?

Vudi Xhymshiti's avatar
Vudi Xhymshiti
May 22, 2026
∙ Paid

Nuk ka asnjë dyshim që kjo mospërputhje radikale mes alarmit fillestar të sigurisë dhe zbutjes së mëpasshme të raporteve zyrtare zbulon një thyerje të rëndë institucionale. Kur eskorta e kryeministrit rrezikohet dhe shteti tërhiqet në verifikim, apo kur një zëvendësministër doli i përgjakur dhe agresorët e mundshëm e përdorin ligjin si mburojë, ne nuk po flasim më për një proces të thjeshtë gjyqësor për shpifje. Po flasim për një përpjekje të hapur për ta zëvendësuar autoritetin e ligjit me manualin vrastar të Hashim Thaçit.

Manovra e Sami Lushtakut është klasike për strukturat që operojnë me mendësinë e të paprekshmit: përdorimi i instrumenteve të republikës (padisë dhe mediave) për të amnistuar dhunën fizike dhe për ta kthyer vëmendjen te “nderi” i tij personal. Kur shteti dështon ta hetojë pse ndryshojnë dëshmitë e mbrojtjes së afërt dhe pse zbuten tonet e policisë, ai po i hap rrugë këtij mekanizmi brutal.

Albin Kurti dhe vetë institucionet e sigurisë po përballen me testin më të vështirë: a është Kosova një republikë ku pushteti i takon ligjit, apo një territor ku individë të caktuar mund ta përgjakun zyrtarin shtetërorë dhe pastaj ta kërcënojnë privatisht kryeministrin pa pasur asnjë pasojë?

Nëse kjo e dyta lejohet të normalizohet, atëherë kapitulllimi institucional përballë kësaj kulture të kriminale forcës është i plotë, dhe viktima e vërtetë e këtij procesi mbetet vetë republika.

Viktima është republika.

Kur alarmi i sigurisë zbutet, kur dhuna maskohet me “nder”, dhe kur padia përdoret për t’i heshtur pyetjet, viktima nuk është reputacioni i politikanit.

Nga raportimi fillestar për rrezikim të eskortës së kryeministrit, te sulmi brutal ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani dhe padia për shpifje kundër Albin Kurtit, kjo histori nuk flet vetëm për një konflikt politik. Flet për përplasjen mes ligjit dhe kulturës së forcës.

Në Skenderaj po testohet diçka më e madhe se një proces civil: A është Kosova Republikë e Ligjit, apo territor ku “Maliqi” ende i dikton rregullat?

User's avatar

Continue reading this post for free, courtesy of Vudi Xhymshiti.

Or purchase a paid subscription.
© 2026 The Frontline Media Group · Privacy ∙ Terms ∙ Collection notice
Start your SubstackGet the app
Substack is the home for great culture