Një Seri e Re Debatesh: The Situation Room
🇦🇱 Thirrje për publikun shqiptar: Përhapeni këtë nismë. The Situation Room është menduar që të sjellë tregimin dhe sfidat e Kosovës në zemër të politikës britanike. Zëri ynë ka rëndësi.
Një eksperiment i ri në debatin publik është duke marrë formë. Quhet ‘The Situation Room’, një forum i gjallë i ideuar nga Kronikat e Barutit në Londër, që premton të sjellë një teh më të mprehtë në bisedat mbi luftën, paqen dhe rezistencën demokratike.
Formati ndryshon nga panelet tradicionale. Çdo seancë nis me një përmbledhje të raportuar me kujdes, që vendos faktet e një krize. Vetëm më pas ekspertët e ftuar: diplomatë, akademikë, praktikantë dhe zëra ushtarakë e politikë dalin me propozimet e tyre. Në fillim kanë vetëm një minutë, duke i detyruar të jenë të saktë dhe urgjentë. Propozimet variojnë nga diplomacia, sanksionet, ndërhyrja ushtarake, deri tek masat gjyqësore.
Edhe audienca e luan një rol aktiv. Para debatit, pjesëmarrësit votojnë, duke regjistruar reagimin e tyre instinktiv. Pas debatit ku panelistët sfidojnë njëri-tjetrin dhe u përgjigjen pyetjeve të drejtpërdrejta nga salla, votohet për herë të dytë. Diferenca midis dy rezultateve bëhet menjëherë një masë bindjeje dhe një barometër i mendimit publik.
Qasja është e qëllimshme sfiduese, më afër një salle gjyqi apo një seance strategjike sesa një leksioni akademik. Është ajo që themeluesi i The Gunpowder Chronicles/Kronikat e Barutit Vudi Xhymshiti, e quan “dhomë inteligjence”: një hapësirë ku idetë jo vetëm dëgjohen, por edhe testohen nën presion. Seancat e ardhshme mund të përfshijnë simulime të drejt-për-drejta në efekt, lojëra lufte [War Games], ku pjesëmarrësit vendosen në rolin e vendimmarrësve përballë krizës.
Seanca e parë është planifikuar për 24 shtator me titullin:
“Sulmi i Shtatorit në Kosovë: Çfarë Duhej të Bëhej Ndryshe?”
Me The Situation Room, The Gunpowder Chronicles/Kronikat e Barutit kërkon të përballet me disa nga pyetjet më urgjente të çështjeve ndërkombëtare: jo vetëm çfarë ka ndodhur, por çfarë mund të bëhet më pas, dhe me çfarë kosto.
🗞️ Gazeta e ‘The Situation Room’ 📰
Për t’i shoqëruar seritë, The Gunpowder Chronicles ka nisur një gazetë dedikuar: The Situation Room. Këtu, lexuesit mund të qëndrojnë të informuar me përditësime mbi debatet e ardhshme, përmbledhje nga seancat e kaluara dhe mundësi për të marrë pjesë në diskutim.
Nisma drejtohet nga ekipi ynë editorial: Michael Sheppard, redaktor; Vudi Xhymshiti, themelues dhe kryeredaktor; dhe Or Karny-Muñoz, autor kontribues. Së bashku me stafin e gjerë të Gunpowder Chronicles, ata sjellin raportim të rreptë dhe analizë të mprehtë për një audiencë që kërkon qartësi mbi zhurmën.
Ne ju ftojmë të abonoheni, dhe, nëse keni mundësi, të konsideroni ta bëni një donacion. Diskutime të pavarura si ky varen nga mbështetja e lexuesve dhe pjesëmarrësve.



