KRONIKAT E BARUTIT

KRONIKAT E BARUTIT

Kritikë

Politika hibride e familjes Krasniqi: Paqja si Maskë

Milazim dhe Memli Krasniqi po rishkruajnë narrativën e Beogradit me flamuj të Kosovës në duar, fjala e tyre s’është kritikë, por nënshtrim i koduar.

Vudi Xhymshiti's avatar
Vudi Xhymshiti
Nov 02, 2025
∙ Paid

Në Kosovë, një fotografi mund të jetë më shumë se kujtim. Ndonjëherë, është një shenjë.

Sot, Milazim Krasniqi u shfaq në Mitrovicë dhe shkroi1: “Mitrovicali, nëse nuk doni incidente, trazira e dhunë në qytetin tuaj, largohuni nga Albin Kurti e Faton Peci. Nga sa shihet, atyre Mitrovica u duhet për të nxitur probleme ndëretnike. Ndërsa juve u duhet qetësia, zhvillimi e paqja. Mos u mashtroni.”

Fjalët u hodhën në rrjet si një këshillë, por në një territor të ndjeshëm, ku fjalët ndezin tela të zhveshur, një mesazh i tillë ka peshë tjetër.

Milazim Krasniqi nuk është qytetar i zakonshëm. Është akademik2, ish-deputet, ish-gazetar dhe babai i Memli Krasniqit, kreut të PDK-së, partisë që për dy dekada udhëhoqi Kosovën dhe formësoi shumë prej dobësive që ajo sot përpiqet t’i kapërcejë. Në këtë dritë, fotografia në Mitrovicë s’mund të shihet si e pafajshme. Është sinjal politik, i lëshuar në kohë tensioni, në një zonë që Beogradi e sheh si portë të hapur drejt rikthimit të kontrollit.

Në shtator 2022, Serbia nënshkroi me Rusinë marrëveshjen e përbashkët të politikës së jashtme3. Një vit më pas, më 24 shtator 2023, në veri të Kosovës u përpoq një ndërhyrje që për nga modeli ngjante me “taktikat e Kremilinit” në pushtimin e Krimesë, elementë të armatosur, konfuzion institucional, narrativë për “mbrojtjen e serbëve lokalë”. Nga deklaratat e qeverisë së Kosovës, nga dëshmitë e banorëve dhe raportet e institucioneve ndërkombëtare, tentativa ishte e qartë, një përpjekje për ta testuar gatishmërinë e shtetit, një përpjekje për ta aneksuar veriun e vendit.

Në këtë kontekst, kur një figurë e lidhur me kryesinë e PDK-së del në Mitrovicë e u thotë qytetarëve “mos u mashtroni” nga qeveria legjitime, ky nuk është opinion, por zë që përzien politikën e brendshme me lojën e jashtme. Historia e PDK-së nën Hashim Thaçin, nga amnistia e strukturave paralele serbe, te kompromiset që dobësuan pavarësinë institucionale, ka krijuar precedent. Nën drejtimin e Memli Krasniqit, partia ka vijuar ta minojë legjitimitetin e qeverisë aktuale, shpesh duke e ambalazhuar kritikën me flamuj amerikanë e evropianë, për ta fshehur hijen e përputhjes me agjendat që favorizojnë Beogradin.

Keep reading with a 7-day free trial

Subscribe to KRONIKAT E BARUTIT to keep reading this post and get 7 days of free access to the full post archives.

Already a paid subscriber? Sign in
© 2025 The Frontline Media Group
Privacy ∙ Terms ∙ Collection notice
Start your SubstackGet the app
Substack is the home for great culture