Kur gazetaria kthehet në ekzekutim publik të karakterit, kush përfiton në të vërtetë?
A është e pranueshme që një kryeministër të mos kritikohet për vendimet e tij, por të shpallet publikisht si “primitiv”, “maskara”, “anti-kombëtar” dhe “njeri me tipare kriminale”?
Hulumtimi ynë i ri ekskluziv e zbërthen strategjinë editoriale të gazetës Nacionale, e cila i ka kapërcyer kufijtë e kritikës legjitime politike për t’u shndërruar në një fabrikë të mirëfilltë të vrasjes së karakterit të Albin Kurtit.
Nga krahasimet poshtëruese me firmat piramidale të vitit 1997 e deri te etiketimet e mbështetësve si “tru-shpëlarë”, ky kapitull dokumenton se si opinioni përdoret si mburojë për ta ndërtuar një kornizë ku përfundimi fyes vendoset gjithmonë para faktit.
Edhe më shqetësues është krahasimi metodologjik me raportet e RAND dhe NATO StratCom: pa pasur nevojë për urdhra nga Beogradi apo Moska, arkitektura narrative e përdorur nga autorë si Baton Haxhiu e prodhon të njëjtin efekt, degradimin e besimit te institucionet e Kosovës. Serbisë nuk i është dashur ta përkthejë këtë propagandë, ajo u botua pastër, në gjuhën shqipe.
Regjistrohuni sot për ta lexuar zbulimin e plotë dhe mbështetni të vërtetën.
Mbështete gazetarinë që nuk blihet. Donacioni yt e mbron të vërtetën, i fuqizon hulumtimet tona dhe na mban të pavarur përballë pushtetit dhe interesave.



