Republika nën Hijen e Mashtruesit Varrmihës
Në vend të fjalës së lirë, aty është një maskë. Në vend të gazetarit, është një varrmihës. Në çdo fjali të Buzhalës, është një thikë ndaj Kosovës.
Në një çast qetësie dhe mendimi të thellë, teksa mbyllja korrespondencën për zgjedhjet në Shqipëri1 dhe vajtoja plagën më të re politike të Ukrainës2, Berat Buzhala u rikthye në vëmendjen time me një postim të ri. Si gjithmonë, jo për të sjellë ndonjë reflektim të ndershëm, por për të hedhur një tjetër helm, një tjetër mashtrim psikologjik të maskuar si gazetari.
Ky njeri, i cili moti ka humbur çdo të drejtë të quhet gazetar3, i lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe figura të sanksionuara4, publikoi një tjetër video5. Por ky nuk ishte thjesht një opinion, ishte një armë ideologjike, e drejtuar kundër vetë shtetit të Kosovës. Në pamje të parë dukej si një monolog i dëshpëruar, por mesazhi ishte i qartë: Kosova është një gabim. Institucionet e saj, njerëzit e saj, lindja e saj si shtet, të gjitha, sipas tij, ishin të gabuara.
Në video, lëvizjet e tij janë të kuruara me kujdes. Bën gjeste teatrale me duar, formon rrethe me gishta, i shtrëngon pëllëmbët, godet ajrin sikur të kishte përballë ndonjë armik të padukshëm. Flet me tonin e një mësuesi të trishtuar që thotë të vërteta të hidhura, por fytyra e tij lëviz mes një trishtimi të shtirur dhe një vetëkënaqësie të ftohtë. E gjithë kjo është lojë. Është skenar. Është manipulim. Është Berat Buzhala dhe interesat e entitetit të tij kriminal të cilit i takon ai.
Ai nuk kërkon të ndriçojë mendjet, por t’i lodhë ato. Nuk vjen në publik që të ngrejë pyetje, por të mbjellë dëshpërim. Të thotë që nuk ka shpresë, që gjithçka është kalbur, dhe se çdo përpjekje është e kotë. Këto nuk janë gjestet e një gazetari. Janë lëvizjet e një aktori të një filmi propagandistik. Dhe roli që luan nuk është ai i një qytetari të cilit i dhimbset Kosova, por i varrmihësit të saj, i veshur si vajtues.
“Çdo 48 orë,” ankohet Buzhala, “përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës mblidhen për t’ia ngulur thikën republikës pas shpine.” Ai thotë se me çdo mbledhje, e shpallin para botës dhe qytetarit të zhgënjyer se ky shtet është i dënuar, se vetë ekzistenca e tij është një gabim i madh i universit.
Buzhala e përshkruan një skenë të errët: deputetë që, sipas tij, komplotojnë për të fshirë çdo sakrificë të bërë, duke tallur përpjekjet për ndërtimin e shtetit ndër vite. Ai paraqet një Kosovë nga e cila ikin investimet, ku elitat e biznesit mbledhin plaçkat dhe shpërngulen drejt bregdetit shqiptar, dhe ku ëndrra kosovare po rrjedh e shuar ngadalë nga sallat e Kuvendit.
Por nëse i heqim këtë vello vajtues Buzhalës, ajo që mbetet nuk është shqetësim, është operacioni i tij sabotues6.
Ajo që Buzhala bën nuk është analizë, nuk është gazetari, është zbatim i pastër i doktrinës së luftës psikologjike ruse7. Vetë ndërtimi i mesazhit të tij ndjek me përpikëri taktikat e rafinuara të Kremlinit për luftë mendore8: demoralizo, delegjitimo, destabilizo. Kjo është një strategji e lindur që në kohën sovjetike, e njohur si “kontroll reflektiv”, ku perceptimi i kundërshtarit manipulohet aq mjeshtërisht, sa ai fillon të veprojë kundër vetes, duke besuar se po merr vendime të lira.
E gjitha kjo është pasqyrë e një teknike të vjetër dhe të njohur, ajo që Goebbelsi, ministri i propagandës naziste9, përdorte pa mëshirë: akuzo tjetrin për atë që bën vetë. Në këtë rast, Buzhala akuzon përfaqësuesit demokratikë të Kosovës për sabotim të shtetit10, ndërkohë që vetë ai gërryen themelet e tij11.
Fjalët e tij, për syrin e dhe mendjen e paushtruar, mund të duken si një shpërthim i dhimbshëm. Por për ata që dinë ta lexojnë gramatikën e operacioneve të informacionit, modeli është i qartë dhe i rrezikshëm. Ai paraqitet si një vajtues i padëshiruar i një republike që po shuhet, si një profet i një eksperimenti të dështuar. Por pas kësaj maske fshihet një dredhi e njohur: t’i heqësh qytetarëve shpresën, të mbjellësh dyshim ndaj institucioneve, dhe të lavdërosh një sistem qeverisës të kaluar, një sistem që në fakt i ka shërbyer po atyre rrjeteve që e kanë plaçkitur Kosovën për dy dekada bashkë me të tillët si Buzhala.
Milionerët që Buzhala i përmend me nostalgji, ata që po blejnë prona në bregdetin shqiptar apo po çojnë bizneset në Tiranë, nuk janë patriotë që ikin nga kaosi. Ata janë vetë krijuesit e kaosit të cilin tani e vajtojnë nëpërmjet gojës së ndytë të të tillëve sikur Buzhala. Largimi i tyre nuk është dëshmi e dështimit të qeverisë, por shenjë se shpata e drejtësisë do t’i prekë pa mëshirë. Frika e tyre nuk është për “shkatërrimin” që po e përmend Buzhala, sepse ata e shkatërruan e plaçkitën Kosovën për 20 vjet, por për mundësinë që për herë të parë që nga përfundimi i luftës, Kosova të ketë një qeveri që ka vullnetin dhe fuqinë për t’i vënë hajdutët me kravata para drejtësisë.
Për vite me radhë, këta njerëz, përfshirë vetë Buzhalën, kanë përfituar nga një ekonomi e pandëshkueshmërisë, ku fondet publike janë privatizuar, institucionet janë zbrazur dhe besnikëria është blerë në prapaskenë. Lidhjet e tij të biznesit me Zvonko Veselinoviqin, një figurë kyçe e agjendës së Beogradit12 në Kosovë dhe bashkëpunimi i tij publik me figura të sanksionuara si Artan Grubi e Sami Lushtaku, nuk janë raste të veçuara. Janë pjesë e një strukture që punon për ta dobësuar Kosovën.
Kjo nuk është gjuha e patriotit. Kjo është gjuha e kolonizatorit hajdut që vjen i maskuar si gazetar, shih videon e tij të plotë këtu.
Në vitin 2024, kur Kosova nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara për të luftuar dezinformimin e huaj13, e bëri me njerëz si Berat Buzhala në mendje. Ngase Buzhala e mishëron të kundërtën e asaj marrëveshjeje: aty ku kërkohet e vërteta, ai përhap shtrembërim; aty ku synohet forcimi i shoqërisë, ai mbjell dyshim14.
Operacionet e tij “editoriale” funksionojnë jo si media15, por si qeliza propagandistike të një strategjie lufte hibride, në përputhje të heshtur me qëllimet e Beogradit16. Qëllimi i tyre është i qartë: ta gërryejnë shtetin nga brenda.
Manipulimi i Buzhalës shtrihet edhe te imazhi i vetvetes. Një “gazetar” që e ka shpikur vetë titullin e tij, i mbështjell deklaratat me petkun e lirisë së fjalës, ndërsa në thelb tradhton çdo parim të gazetarisë. Lidhjet e tij me figura të sanksionuara i paraqet si normale, madje të ndershme. Kritikët i njollos, i tall me foto të montuara, i përqesh me një teatërllëk që do ta bënte krenar çdo fabrikë provokatorësh, mashtruesish dixhital e trazues manipulativ në Rusi. Kur u përball me lidhjet e tij me Zvonko Veselinoviqin, ai ngriti supet dhe u shtir si i paditur, sikur loja prej injorance ta shpëtonte nga fajësia.
Por, jo. Nuk e shpëton. Në fakt, e rëndon edhe më shumë.
Rreziku i vërtetë i video-komentit të Buzhalës nuk qëndron vetëm në përmbajtjen e tij provokuese, por në shërbimin që i bën një loje shumë më të gjatë: dobësimit të besimit qytetar, normalizimit të dorëzimit, si dhe rrënimit të besimit se Republika ka një të ardhme.
Kështu rrëzohen shtetet, jo me shpërthime, por me psherëtima. Në çdo video që bëhet virale, në çdo postim thumbues në rrjete sociale, në çdo pëshpëritje që ndoshta Kosova ka qenë një gabim, Buzhala mbjell një tjetër farë dyshimi.
Dhe nuk është i vetëm. Fjalët e tij pasqyrojnë taktikën e dezinformimit të përdorur nga Rusia në Ukrainë, Gjeorgji dhe shtetet baltike: përshkruaje kombin si të dështuar, udhëheqësit si të korruptuar, sugjero se Perëndimi është lodhur dhe po heq dorë. Një mesazh që ndan, që paralizon dhe që funksionon, deri në momentin kur emërtohet.
E pra, le ta emërtojmë: Ajo që bën Buzhala nuk është mosmarrëveshje, është destabilizim. Nuk është kritikë, është bashkëpunim me agjendë armiqësore. Nuk është gazetari, është kryengritje digjitale, e veshur me ironi dhe viktimizim të rremë.
Dhe le të emërtojmë edhe frikën e tij. Buzhala dhe të tillët nuk kanë frikë nga rënia e shtetit, sepse të tillët si ai, janë vetë ata që punuan për mirëmbajtjen e tij nën rrënojat e thundrat e hajdutëve për 20 vjet, derisa po e rikthenin pushtetin politik të Serbisë në Kosovë. Të këtillët kanë frikë nga ringritja e tij. Ata kanë frikë se institucionet që i plaçkitën dje deri në rrënim e po i përqeshin sot po në përpjekje për t’i rrënuar, mund më në fund të zgjohen. Ata kanë frikë se drejtësia, e vonuar për vite me radhë, mund të mos vonohet më. Se ata që u ngopën duke e plaçkitur fëmijërinë e Republikës, mund të thirren sot për të dhënë llogari në moshën e saj madhore.
Kosova ka kaluar nëpër shumë sfida, ushtarakisht, diplomatikisht, e moralisht për të rënë tani përballë teatrit të ankesave të atyre që e shitën të ardhmen për prona në bregdet.
Koha për mjegullime ka mbaruar. Përballë dezinformimit, arma jonë duhet të jetë qartësia. Përballë cinizmit, qëndrimi ynë duhet të jetë bindja.
Dhe përballë Buzhalës dhe hadjutëve plaçkitës sikur ai, le të jetë e shkruar qartë: Ne i shohim ata edhe kur bëjnë lojëra nëpërmjet teatrit. Ne e njohim doktrinën në rregulat e së cilës ata kanë hyrë në valle. Ne, e kemi lexuar skenarin. Dhe nuk do ta lejojmë Republikën të rrënohet çdo 48 orë me gënjeshtra nga të ndyrët sikur ai.
I dashur lexues, nëse vlerësoni përpjekjet e mia për të mbrojtur të drejtën tuaj për informim dhe të ardhmen e vendit tonë, ju ftoj të më mbështesni me aq sa mundeni.
Mund të bëni një donacion ose të abonoheni me pagesë €5 në muaj. Çdo kontribut juaj është një gur-themeli për të vazhduar të raportoj ndershmërisht dhe të hedh dritë mbi çështjet që kanë rëndësi për të gjithë ne.
Gazetaria e pavarur ka nevojë për mbështetjen tuaj për të mbrojtur sigurinë kombëtare, etikën e gazetarit dhe cilësinë e të raportuarit dhe integritetin tonë si komb.
Faleminderit që besoni dhe përkrahni këtë kauzë!
Zgjedhje pa Zgjedhje: Një Komb mes Ramës dhe Zhgënjimit
Shqipëria voton nën hijen e korrupsionit sistemik, premtimeve boshe dhe ikjes masive të qytetarëve të saj, një teatër politik ku demokracia është fasadë, jo realitet. — SPOTLIGHT.
Maskat e Lirisë dhe Teatri i Tradhtisë
Trupi i Ukrainës është gjakosur. Por është ndërgjegjja e Perëndimit që po kalbet, nën peshën e fjalëve që kurrë nuk u kthyen në veprim. — SPOTLIGHT.
Kur shteti forcohet, Buzhala frikësohet
Kur shteti godet krimin, Buzhala ulëret për “terrorizëm islamik”. Jo nga shqetësimi për sigurinë, por nga frika se ai është në radhë. — SPOTLIGHT.
Berat Buzhala, Listat e Zeza të SHBA-së dhe Kërcënimi i Sigurisë Kombëtare
Lidhjet e Berat Buzhalës me figura të sanksionuara nga SHBA, si Grubi dhe Veselinoviq, zbulojnë një rrjet të rrezikshëm manipulimi mediatik dhe kërcënimesh për sigurinë kombëtare të Kosovës. — SPOTLIGHT.
»Çdo 48 orë, një votë kundër Kosovës« Berat Buzhala — Facebook Post.
Sabotimi i Shtetit, Një Postim Pas Tjetrit
Një sharllatan i maskuar si gazetar ekspozoi shtyllën e sigurisë së Kosovës, duke i përqeshur masat mbrojtëse për një kryeministër të shënjestruar për atentat. Kjo nuk është satirë; është sabotim. — SPOTLIGHT.
Aleanca për Shkatërrimin e Gazetarisë në Kosovë quhet Berat Buzhala dhe Rusia Today
Gazetaria nuk është thjesht një profesion. Është një betim ndaj së vërtetës. Dhe ky betim nuk mund të thyhet nga asnjë makineri propagande, sado e sofistikuar të jetë. — SPOTLIGHT.
Lufta mendore e degradon një shoqëri, një komunitet, një njeri nga brenda.
— nga Mari Puurunen, Universiteti i Jyväskylä, Finlandë.
Lufta Mendore: është arma më e heshtur e Kremlinit. Pa bomba, pa ushtarë, vetëm tregime. Tregime që përçajnë, mbjellin mosbesim, dhe i bëjnë njerëzit të dyshojnë edhe në të vërtetën më të thjeshtë. Qëllimi nuk është të fitosh zemrat e njerëzve, por t’ua mjegullosh mendjen në mënyrë që një komb të dobësohet vetë, duke besuar se po vepron me vullnet të lirë.
»Strategjia e Goebbelsit«: E emëruar pas Joseph Goebbelsit, kryepropagandistit të Gjermanisë naziste, kjo strategji bazohet në një mashtrim cinik: akuzo kundërshtarin për pikërisht atë që po e bën vetë. Kjo strategji funksionon mbi parimin se sa më e madhe dhe më e guximshme të jetë gënjeshtra, aq më shumë ka gjasa të besohet, sidomos nëse përsëritet vazhdimisht. Me anë të zhvendosjes së fajit, shtrembërimit të së vërtetës dhe krijimit të krahasimeve të rreme, kjo taktikë i turbullon vijat morale dhe e ç’orienton perceptimin publik, duke i lënë qytetarët të pasigurt se kush është sabotuesi i vërtetë. Ky nuk është thjesht mashtrim, është një mashtrim i kthyer në armë kontrolli psikologjik.
“Lista e Vrasjeve”: Çfarë Fshihet Pas Deklaratave të Buzhalës?
Me akuza pa prova ndaj Kurtit, Buzhala ngjall dyshime për qëllimet e tij politike, ndërsa promovon një axhendë destabilizuese për Kosovën. KLAN Kosova, nuk i verifikon, i jep zë pretendimeve të tij. — SPOTLIGHT.
Sabotimi i Shtetit, Një Postim Pas Tjetrit
Një sharllatan i maskuar si gazetar ekspozoi shtyllën e sigurisë së Kosovës, duke i përqeshur masat mbrojtëse për një kryeministër të shënjestruar për atentat. Kjo nuk është satirë; është sabotim. — SPOTLIGHT.
A është Berat Buzhala Lidhja Kryesore e Serbisë në Kosovë?
Berat Buzhala, një megafon i propagandës serbe dhe kremlineske, po shkatërron Kosovën nga brenda, duke helmuar të vërtetën dhe mbjellë destabilitet për interesat e armiqve tanë. — SPOTLIHGT.
Under Secretary Allen’s Meeting with Kosovan President Osmani — The US Department of State.
Gazetaria Mercenare: Roli i Berat Buzhalës në Destabilizimin e Demokracisë së Kosovës
Taktikat mercenare të Berat Buzhalës, lidhjet e fshehta dhe keqpërdorimi i mediave për të minuar demokracinë e Kosovës kërkojnë veprime urgjente për të mbrojtur sigurinë kombëtare. — SPOTLIGHT.



