KRONIKAT E BARUTIT

KRONIKAT E BARUTIT

Politika Kombëtare

Thaçi përballë akuzave të reja, dëshmitarët e Hagës dhe presioni politik në Kosovë

Më 17 nëntor, Thaçi e pret aktgjykimin për pengim të drejtësisë. Hulumtimet tona dokumentojnë kërcënime ndaj dëshmitarëve dhe gazetarëve, ndërsa regjistrimet e Hagës rëndojnë mbi mbrojtjen.

Dr Adrian Markham, Michael Sheppard, and Vudi Xhymshiti
Nov 14, 2026
∙ Paid

HAGË - Nëntë vizita të regjistruara në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, më shumë se 28 orë biseda dhe një varg dokumentesh të administruara nga Prokuroria Speciale, e përbëjnë bazën e një çështjeje të veçantë penale kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të bashkakuzuarve. Sipas Prokurorisë, Thaçi i ka shfrytëzuar takimet me vizitorë për të përcjellë udhëzime që synonin ndikimin mbi dëshmitarët e procesit kryesor për krime lufte.1

Në parashtresën përfundimtare të datës 24 gusht 2026, të publikuar në verzion të redaktuar më 24 shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar e paraqet Thaçin si drejtuesin e një skeme të dyshuar ndërhyrjeje në administrimin e drejtësisë. Në të njëjtën çështje, KSC-BC-2023-12, akuzohen Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Prokuroria mbështetet në bisedat e regjistruara, komunikime elektronike, dokumente dhe materiale të sekuestruara për të argumentuar se udhëzimet e dhëna gjatë vizitave kishin për qëllim ndryshimin ose përshtatjen e dëshmive.[1]

Rëndësia e çështjes shkon përtej një shkeljeje të mundshme të rregullave të paraburgimit. Nëse akuzat provohen, ato do të tregonin se një ish-kryetar shteti, edhe pasi ishte privuar nga liria, kishte tentuar t’i përdorte marrëdhëniet personale dhe politike për të ndikuar mbi provat që gjykata duhej t’i shqyrtonte në mënyrë të pavarur. Kjo është arsyeja pse Prokuroria e trajton sjelljen e pretenduar si ndërhyrje në drejtësi dhe jo si përgatitje të zakonshme të mbrojtjes.

User's avatar

Continue reading this post for free, courtesy of Vudi Xhymshiti.

Or purchase a paid subscription.
© 2026 The Frontline Media Group · Privacy ∙ Terms ∙ Collection notice
Start your SubstackGet the app
Substack is the home for writing, podcasting, and media founders.