Veriu përmes filtrit të Nacionales
Dokumentet amerikane kishin identifikuar Radoiçiqin dhe Veselinoviqin si drejtues të krimit të organizuar, por Nacionale vazhdoi ta trajtonte Qeverinë si burimin kryesor të përshkallëzimit politik.
A e tradhtoi Nacionale sigurinë kombëtare për hir të një lufte politike kundër Albin Kurtit?
Përpara se armët e rënda të sekuestruara në Banjskë ta zbulonin një strukturë të mirëfilltë paraushtarake të sponzorizuar nga Beogradi, përballë lexuesit kosovar shërbehej një tjetër realitet: ai ku fajtori i vetëm dhe burimi i çdo tensioni në veri ishte Prishtina zyrtare.
Ky hulumtim ekskluziv i Kronikave të Barutit e zhvesh një vit të tërë të strategjisë editoriale të gazetës Nacionale, nga shtatori 2022 deri në ditën e sulmit më 24 shtator 2023. Përmes një analize të ftohtë dhe rigoroze, ne dokumentojmë se si dështimi editorial i kësaj medie e ktheu Albin Kurtin në shënjestrën kryesore të delegjitimimit, ndërsa rrjetet kriminale të sanksionuara nga SHBA-ja, të Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit, u lanë qëllimisht në periferi të vëmendjes hulumtuese.
Kur rreziku po financohej dhe po armatosej në kufi, a ishte ky thjesht një naivitet apo një kornizim i vetëdijshëm që i ofroi publikut një pamje të cunguar në momentin më kritik për vendin?
Lexojeni hulumtimin e plotë dhe të dokumentuar me burime të pakontestueshme. Abunohuni sot për ta mbështetur gazetarinë që nuk shitet.
Nëse ky raportim ka vlerë për ty, ndihmoje të vazhdojë. Kontribuo sot për gazetari të pavarur, të guximshme dhe në shërbim të publikut.



