ZBULIMI I “KRONIKAVE TË BARUTIT” VENDOS BLERIM ISUFAJN NË QENDËR TË STUHISË
Prokurori Isufaj nuk e heshti drejtësinë, ai e tregtoi atë. Gunpowder Chronicles zbulon kapjen e shtetit, lidhjet e arratisjes së Radoiçiqit me Thaçin. Një sabotim kombëtar.
Në një intervistë të drejtpërdrejtë me MCN TV1 të dielën mbrëma në edicionin qendror të lajmeve në orën 19:00, kryeredaktori ynë, Vudi Xhymshiti, dha një analizë të hollësishme mbi skandalin që ka tronditur sistemin e drejtësisë në Kosovë, një histori që u bë publike për herë të parë të njëjtën ditë përmes publikimit të analizës së thelluar hulumtuese nga The Gunpowder Chronicles, titulluar: “Prokurori i Përgjithshëm i Kosovës, aleati më i mirë i Serbisë?”2
Intervista e Xhymshitit u bë menjëherë pas publikimit të këtij reportazhi hulumtues politik i cili hedh dritë mbi rolin komprometues të Prokurorit të Posaçëm të Kosovës, Blerim Isufaj, në çështjen penale më kritike që prej përfundimit të luftës, rasti i sulmit terrorist në Banjë të Mitrovicës veriore, për të cilin Milan Radoiçiq, figurë kyçe e lidhur me strukturat kriminale e politike të Serbisë, i cili e ka marrë përgjegjësinë publike për sulmin e 24 shtatorit 2023.
ÇFARË THA VUDI XHYMSHITI NË MCN?
Duke komentuar fillimisht vizitën e zyrtarit të lartë amerikan David Baker në Prishtinë, Xhymshiti nënvizoi se zërat e individëve si Richard Grenell, të cilët kanë ushtruar trysni kundër qeverisë Kurti, janë tashmë të përjashtuar nga korridoret e pushtetit në Uashington. Sipas tij, partneriteti Kosovë-SHBA është në rritje të qëndrueshme dhe i paprekur nga zhurmat politike periferike.
Por pjesa më tronditëse e intervistës ishte kur gazetari investigativ bëri lidhjen mes manipulimeve institucionale dhe ndërhyrjeve politike në drejtësi që çuan në lejimin e Radoiçiqit për t’i shpëtuar ndjekjes penale. “Prokurori Blerim Isufaj vetëdijshëm ka vepruar. Ai nuk ishte një spektator pasiv, por pjesë aktive e një kompromisi që ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës,” deklaroi Xhymshiti.
Ai theksoi se ky kompromis nuk ka qenë vetëm ligjor, por strategjik, një sabotim i drejtëpërdrejtë ndaj kursit të drejtësisë në funksion të interesave të strukturave të vjetra të pushtetit të instaluara nga regjimi i Thaçit dhe mbështetura nga rrjete të brendshme e të jashtme.
THELBI I ZBULIMIT NGA “KRONIKAT E BARUTIT”
Publikimi ekskluziv i së dielës nga Gunpowder Chronicles, bashkëshkruar nga Vudi Xhymshiti dhe Michael Sheppard, ofroi prova dhe analiza që rrëzojnë mbrojtjen e Prokurorit të Posaçëm Blerim Isufaj si “i painformuar” ose “i palidhur” me vendimin për të tërhequr përkohësisht urdhër-arrestin ndaj Radoiçiqit.
Artikulli thekson se:
Radoiçiq ishte subjekt i katër urdhër-arresteve për krime të ndryshme, përfshirë vrasje, terrorizëm dhe krime lufte.
Në vitin 2019, arresti i tij për vrasjen e Oliver Ivanoviqit u tërhoq në këmbim të ofrimit të dosjeve të Hagës nga ana e tij.
Këto dosje kaluan përmes strukturave të inteligjencës serbe dhe u përdorën nga Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati në një përpjekje për të sabotuar drejtësinë ndërkombëtare.
Prokurori Blerim Isufaj pranoi në një intervistë për Kallxo.com3 se ishte i informuar për gjithçka, por u përpoq ta relativizonte përgjegjësinë përmes teknikaliteteve dhe frazave të mjegullta si “prokurorët janë të pavarur” dhe “vendimet u morën nga instanca më të larta”.
Kjo mbrojtje, sipas Gunpowder Chronicles, është një fyerje për qytetarët dhe për shtetin. Në vend që të ndërtojë besimin, Isufaj ka kontribuar në zhdukjen e tij.
KUSH ËSHTË BLERIM ISUFAJ NË TË VËRTETË?
Sipas analizës së GPC dhe burimeve ndërkombëtare të verifikuara në Londër dhe kontinentin evropian, Blerim Isufaj shihet si një zgjatim i drejtpërdrejtë i aparatit të Hashim Thaçit, një sistem i konsoliduar për dy dekada për të mbrojtur një elitë politike të komprometuar. Isufaj është përshkruar si "muri mbrojtës i fundit" për një klasë politike që ka përdorur drejtësinë si mburojë, jo si instrument i të vërtetës.
NGA HAGA NË BANJË: RRJETI QË NUK U NDËRPRE KURRË
Në intervistën për MCN, Xhymshiti vuri theksin te rreziku që buron nga individët që kanë abuzuar me simbolin e UÇK-së për të fshehur krime personale.
“Kërcënimi nuk është Gjykata e Hagës. Kërcënimi janë ata që kanë përdorur emrin e UÇK-së për të mbrojtur interesat e tyre kriminale dhe sot përpiqen ta portretizojnë Hagën si një instrument të Serbisë,” tha ai.
Ai konfirmoi se investigimet e tij dhe të redaksisë britanike me seli në Londër kanë zbuluar një marrëveshje të heshtur ku Radoiçiq, përmes dosjeve të dhëna në Prishtinë, ishte përpjekur të ndihmonte të akuzuarit në Hagë dhe në këmbim, të shpëtonte nga ndjekja penale në Kosovë për vrasje politike, krim të organizuar, frikësim të dëshmitarëve dhe sulm para-ushtarak ndaj integritetit territorial të Republikës së Kosovës një marrëveshje e ndërmjetësuar nga figura të lidhura me pushtetin e vjetër në të cilin ishte i përfshirë edhe ish-ministri i punëve të brendshme i qeverisë Hoti 2020/2021 zt Agim Veliu.
NGA BANJA NË TIRANË: KRITIKË E HAPUR NDAJ EDI RAMËS
Në një segment të fortë të intervistës, Xhymshiti akuzoi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për përkrahje të hapur të interesave të Beogradit, sidomos gjatë ngjarjeve të 24 Shtatorit 20234. Ai e quajti deklaratën e Ramës për “njohjen e realitetit të ri” si pjesë të një skenari të miratuar më herët, në bashkërendim me Serbinë.
“Kjo është për t’u shqetësuar. Shqipëria, shteti amë, ka vendosur të heshtë përballë tentativës së aneksimit të veriut të Kosovës. Kjo është tradhti diplomatike,” tha ai.
ÇFARË TË PRESIM TANI?
Deklaratat e Vudi Xhymshitit dhe gjetjet hulumtuese të “Gunpowder Chronicles” vënë në qendër një pyetje të thjeshtë por thelbësore: A është drejtësia në Kosovë vërtet e pavarur? Apo është një teatër i kontrolluar nga hijet e së shkuarës?
Kjo krizë nuk është më thjesht ligjore. Është morale. Dhe është ekzistenciale.
Përderisa Blerim Isufaj mbetet në detyrë, drejtësia në Kosovë nuk mund të jetë as e besueshme, as e pakontrolluar.
“Kur drejtësia shitet, sovraniteti dorëzohet. Dhe Kosova sot është në rrezik që të dyja t’i ketë humbur.” — Vudi Xhymshiti
Redaktuar nga A Maxhuni.
Kosovo’s Chief Prosecutor, Serbia’s Best Ally?
Radoicic confessed to terrorism. Isufaj enabled his escape. Then blamed “independent prosecutors” and “higher instances.” Justice didn’t stall, it was sabotaged. — The GPC Politics.
Intervistë: Blerim Isufaj - 27.07.2025 — Kallxo.com

