Debat Plus si Megafon i Narrativave të Beogradit
Lirim Mehmetaj tha Kosova ishte Republikë e Serbisë. Ermal Panduri nuk e kundërshtoi. Kjo është narrativë e Beogradit, e transmetuar live në Debat Plus në Prishtinë, pa kundërshtim.
Më 15 janar 2026 e pashë një fragment të Debat Plus1 në Dukagjini TV. Nuk po e quaj debat sepse debati ka rregulla. Ka rend. Ka pyetje që kërkojnë përgjigje. Ka një moderator që e mban hapësirën publike të pastër nga shpifja dhe nga inskenimi. Ajo që pashë ishte një kaos ku zëri i fortë e zëvendësonte faktin, ku fjalia shuhej nën ndërprerje, dhe ku audie…



