Kur Hisen Berisha e Përdhos Luftën për ta Shpëtuar Veten
Kur Berisha i përsërit akuzat e Dick Marty-t të rrëzuara nga gjykata, ai nuk po e mbron UÇK-në, ai i shërben narrativës që kërkonte ta kriminalizonte atë.
Në Arberia TV1 ai hyri si dikush që nuk vjen të shpjegojë, por të mbulojë. E solli luftën para kamerës si të sillte një perde të kuqe në një skenë të varfër. Ka njerëz që e mbajnë luftën si plagë. Ka të tjerë që e mbajnë si dekor. Te Hisen Berisha lufta u shfaq si skenografi e ndezur sa herë që i duhej ta mbulonte boshllëkun e të tashmes. Ai nuk e thërre…



