Kush Po i Jep Jehonë Beogradit në Prishtinë?
Kur Baton Haxhiu tha në televizion "hiqeni qafe në çfarëdo mënyre", Kosova nuk dëgjoi thjesht një metaforë politike. Ajo e dëgjoi jehonën e një historie të errët që lidhet me hijet e Beogradit.
Kur Baton Haxhiu thotë “hiqeni qafe” për kryeministrin e Kosovës, a po e dëgjojmë një analist, apo vullnetin e dikujt që dikur hante bukë me Jovica Stanishiqin?
Nuk ka më vend për eufemizma. Ky nuk është debat, është atentat narrativ. Kjo analizë, e shkatërron maskën e “martirit të fjalës” për ta zbuluar operatorin e vjetër që luan me gjakun dhe kujtesën tonë.
Pse fjalitë e tij në Prishtinë sinkronizohen me precizitet kirurgjikal me kërcënimet e Vulinit në Beograd?
Kush po e paguan “mjegullën” që po na shitet si liri shprehjeje?
Ne i kemi analizuar deklaratat e Baton Haxhiut, Vuçiqit e Vulinit, dhe i kemi gërmuar edhe transkriptet e Hagës, e kemi shkuar deri tek prapaskenat e errëta të pushtetit për ta demaskuar njeriun që po tenton të vrasë kujtesën dhe shpresën e një kombi.
Lexo autopsinë brutale të një tradhtie mediatike. Para se fjala të bëhet plumb, dhe kuptoje se kush po e tërheq këmbëzën.




