Berat Buzhala dhe Fabrika e Dezinformimit
Kur gjurmët përputhen, maskat bien. Mesazhet dhe statuset flasin me zërin e Berat Buzhalës, e ky i fundit rrejshëm pretendon se janë të qytetarëve të shqetësuar.
Kur një figurë publike vendos të ndërtojë një argument mbi mesazhe të supozuara të qytetarëve, ajo kërkon nga publiku një akt besimi. Kur i njëjti publik fillon të dyshojë se këto mesazhe nuk janë zëra të pavarur por vazhdim i të njëjtit autor, atëherë çështja nuk është më debat politik. Është besueshmëri. Dhe besueshmëria matet me gjurmë të vogla, me mënyrën si ecin fjalët, si marrin frymë fjalitë, si përsëriten shprehitë, si ndërtohet rrëfimi.
Në tri postimet1 ku Berat Buzhala paraqet mesazhe si dëshmi të ardhura nga publiku, ai e shoqëron tregimin me pohimin “Jane qindra mesazhe qe me kane ardhë me kete fenomen.”
![Galeria tregon zinxhirin e postimeve të Berat Buzhalës [të postuara ndërmjet orës 13:30/h dhe 15:30/h të Shtunën më 3 Janar, 2026] ku ai pretendon se ‘i kanë ardhur qindra mesazhe’ dhe publikon shembuj të supozuar si dëshmi nga qytetarë. Në këto pamje shihen edhe mesazhet e postuara si të ardhura nga publiku, të vendosura si mbështetje narrative për pretendimet e tij.](https://substackcdn.com/image/fetch/$s_!7ama!,w_474,c_limit,f_auto,q_auto:good,fl_progressive:steep/https%3A%2F%2Fsubstack-post-media.s3.amazonaws.com%2Fpublic%2Fimages%2F8c14edbe-c992-4ae5-8bc5-c4433e46259a_2160x822.png)
![Galeria tregon zinxhirin e postimeve të Berat Buzhalës [të postuara ndërmjet orës 13:30/h dhe 15:30/h të Shtunën më 3 Janar, 2026] ku ai pretendon se ‘i kanë ardhur qindra mesazhe’ dhe publikon shembuj të supozuar si dëshmi nga qytetarë. Në këto pamje shihen edhe mesazhet e postuara si të ardhura nga publiku, të vendosura si mbështetje narrative për pretendimet e tij.](https://substackcdn.com/image/fetch/$s_!CcWV!,w_474,c_limit,f_auto,q_auto:good,fl_progressive:steep/https%3A%2F%2Fsubstack-post-media.s3.amazonaws.com%2Fpublic%2Fimages%2F5a1a5392-1bdb-4de9-8426-ede72f23dd7f_2400x1024.png)
![Galeria tregon zinxhirin e postimeve të Berat Buzhalës [të postuara ndërmjet orës 13:30/h dhe 15:30/h të Shtunën më 3 Janar, 2026] ku ai pretendon se ‘i kanë ardhur qindra mesazhe’ dhe publikon shembuj të supozuar si dëshmi nga qytetarë. Në këto pamje shihen edhe mesazhet e postuara si të ardhura nga publiku, të vendosura si mbështetje narrative për pretendimet e tij.](https://substackcdn.com/image/fetch/$s_!Ch4k!,w_474,c_limit,f_auto,q_auto:good,fl_progressive:steep/https%3A%2F%2Fsubstack-post-media.s3.amazonaws.com%2Fpublic%2Fimages%2Fa5c3e027-2bbf-4a47-a22e-b6a6df108489_2156x1512.png)
Pastaj i vendos ato mesazhe në qendër të argumentit. Njëri mesazh fillon me “Pershendetje Berat” dhe vazhdon me një histori të tipit “Pardje isha me nje shok dhe ai me tregoi per dy vellezer” ku njëri jeton në Slloveni dhe tjetri në Gjermani, por “megjithate te dy vazhdojne te marrin shtesa ne Kosove.” Mesazhi mbyllet me një kërkesë mbrojtëse “Te lutem mos e publiko emrin tim” dhe me një ofertë për komunikim privat “me thirr ne chat.”
Tjetri mesazh hapet me “Berat si je.” dhe pastaj, pa ndalesa e pa rend, i vë datat njëra mbi tjetrën, “nga muaji Tetor 2024 eshte papune” “eshte bere nene ne Shtator 2025” “ja kane dhene vetem 3 muaj shtesat” dhe e mbyll me krahasimin që i jep trup zemërimit “ata kane te hyra mujore neto nja 7-8k” “ndersa ne familjen e vajzes sime i kane te hyra mujore neto 600 euro.”
Këto dy mesazhe u trajtuan fillimisht si dy zëra të ndryshëm. Por në momentin që lexohen pranë shkrimit të vetë Buzhalës, fillojnë të duken si të afërm të ngushtë, jo si të panjohur. Në një nga postimet e tij ai shkruan “Une personalisht njoh plottt qe vijne cdo 5-6 muje ne Kosove, e marrin pensionin edhe ia shkellin prape per ne Bashkim Evropian.” Pastaj “Ama ky abuzim nuk eshte i izolume.” Pastaj “E njejta vlen edhe per ndihma per femije.” Dhe në fund e kthen zemërimin në gjykim moral “kjo me te vertete osht skandaloze.”
Në një postim tjetër ai shkruan “Me falni, tash me treguan, po i merrkan edhe paret e librave per femijet qe i kane ne shkolle ne Perendim.” Pastaj e shkurton me “Pra, aplikojne per libra, ju dalin paret. Qaq.” Kjo mënyrë, ky ritëm, kjo thikë e shpejtë që e pret argumentin në fraza të shkurtra dhe pastaj e lëshon sërish në fjali të gjata, është një dorëshkrim stilistik. Edhe kur ai shkruan shkurt “Urime fitorja” apo “Miremengjes” ai i vendos tekstet në një kornizë emocionale ku argumenti vjen si rrëfim i afërt dhe përfundimi si dënim.
Për këtë arsye ne kërkuam një verifikim profesional dhe të pavarur. Kontaktuam dy ekspertë të gjuhësisë forenzike, një në Londër dhe një në Kosovë, dhe ua dorëzuam tri tekstet e publikuara si mesazhe të qytetarëve, bashkë me një palë shkrimesh krahasues prej të paktën dhjetë postimesh të tjera të Buzhalës nga e njëjta periudhë. Kërkesa ishte e thjeshtë. Të analizohen shenjat e autorësisë pa paragjykim, përmes elementeve që zakonisht nuk kontrollohen nga autori kur përpiqet të maskohet. Ndërtimi i fjalisë, lidhëzat e preferuara, gabimet e përsëritura, ortografia, ritmi, mënyra e hyrjes në rrëfim, mënyra e daljes nga rrëfimi, dhe raporti mes gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar.
Ekspertët u përqendruan te detaje që duken të parëndësishme për lexuesin e zakonshëm por janë vendimtare në identifikim. Fjalia që vrapon pa pikësim dhe që mbështetet te “qe” si shtyllë. Përdorimi i përsëritur i “ama” dhe “pra” si kthesa logjike. Kërcimi nga dëshmia e afërt “me tregoi nje shok” te përfundimi i përgjithshëm “ky abuzim nuk eshte i izolume.” Mungesa sistematike e të dhënave të verifikueshme, emra, institucione, dokumente, dhe prapë një siguri e lartë morale. Edhe një detaj tjetër. Si teksti i supozuar i qytetarit ashtu edhe shkrimi i Buzhalës e kanë të njëjtën prirje për të përdorur shembullin personal si provë, jo si hyrje për verifikim. “Une personalisht njoh” në njërën anë dhe “Pardje isha me nje shok” në tjetrën janë dy veshje të së njëjtës metodë.
Përfundimi i dy ekspertëve ishte i njëtrajtshëm. Nuk mund të thuhet me siguri absolute autorësia pa qasje në burime teknike, por nga pikëpamja gjuhësore dhe stilistike, tekstet e paraqitura si mesazhe të qytetarëve përputhen fort me idiolektin2 e Buzhalës dhe me mënyrën e tij të ndërtimit të argumentit. Vlerësimi i tyre, i formuluar me kujdes profesional, ishte se ka një probabilitet të lartë që këto tekste të jenë shkruar nga i njëjti autor ose të jenë diktuar dhe redaktuar në mënyrë vendimtare nga ai. Me fjalë të tjera, zërat që shfaqen si dy qytetarë të ndryshëm nuk sillen si dy autorë të ndryshëm. Sillen si një autor që e ndryshon rolin por jo dorën.
Ne e testuam këtë edhe në një drejtim tjetër. Krahasuam “fjalët e folura” dhe “fjalët e shkruara” të Buzhalës, aty ku ai e kthen gjuhën në performancë publike dhe aty ku e kthen në status. Në të dyja, ai e mban të njëjtin instrument. Hyrje me një shprehje të zakonshme, një pretendim i fortë, një shembull i afërt, dhe një përfundim që kërkon zemërim. Kjo është arsyeja pse, kur ai publikoi “Une personalisht njoh plottt” dhe pastaj vendosi pranë tij një mesazh që fillon me “Berat si je” dhe vazhdon pa pikësim, ekspertët i thanë redaksisë sonë se ata po e lexonin të njëjtin zë që e kishte ndërruar vetëm maskën.


Pas konfirmimit të analizës sonë me ekspertë në Londër dhe në Kosovë, i dërguam këto pyetje z. Buzhala.
Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, z. Buzhala nuk ka dhënë pergjigje.
Ka një arsye pse kjo heshtje ka peshë. Nëse mesazhet janë autentike, përgjigjja është e lehtë. Mund të thuhet “nuk i kam shkruar.” Mund të ofrohet një autor i gatshëm të dalë publikisht, ose të paktën një verifikim minimal i burimit. Mund të jepet një sqarim për publikun, sepse ne nuk po pyesim për thashetheme private. Po pyesim për një mekanizëm ndikimi. Kur një komentator me fuqi të madhe shpërndan “dëshmi” anonime që përforcojnë pikërisht tezën e tij, ai nuk po sjell vetëm rrëfime. Ai po prodhon konsensus të rremë. Dhe konsensusi i rremë është një mjet, jo një pasqyrë.
Në sfond të kësaj historie qëndron edhe një element që e njohim prej kohësh. Buzhala e ka bërë shpesh stilin e tij një mënyrë për ta shmangur llogaridhënien, duke e kthyer pyetjen në humor, kritikën në tallje, dhe provën në insinuatë. Por gjuha, kur analizohet me qetësi, nuk të lejon gjithmonë të ikësh me shaka. Ajo e ruan shenjën e autorit edhe kur autori përpiqet ta shpërndajë atë nëpër faqe si konfeti.
Ky rast nuk është gjyq. Nuk është aktakuzë penale. Është një kërkesë për standard. Në një shoqëri ku fjala publike ka pasoja, ku një status mund të ndezë zemërim dhe një screenshot mund të shndërrohet në bindje, minimumi që i detyrohemi publikut është transparenca. Dhe transparenca fillon te një përgjigje e thjeshtë. Kush e shkroi këtë.
Nëse përgjigjja mungon, atëherë teksti mbetet dëshmia e vet. Dhe dëshmia, në këtë rast, flet me të njëjtin zë.
Nëse ky model del i vërtetë, atëherë nuk kemi përballë thjesht një komentator që “e tepron”, por një mekanizëm të rrezikshëm të prodhimit të realitetit, tamam si në manualet e dezinformimit rus, ku ndërtohet “konsensus” me zëra të shpikur, ku prova zëvendësohet me anekdotë, ku emocionet përdoren si çekiç për ta thyer arsyen dhe ku publiku bombardohet me siguri morale pa asnjë të dhënë të verifikueshme, një “firehose3” që e mbush hapësirën me tym derisa e vërteta të duket si një opinion mes të tjerash. Ky nuk është vetëm mashtrim narrativ, është rrezik për sigurinë kombëtare, sepse delegjitimon institucionet, nxit polarizim, e kthen diasporën në armik të brendshëm, krijon panik social dhe hap terren për ndërhyrje të huaja që ushqehen pikërisht nga mosbesimi dhe përçarja. Një shoqëri që e humb besimin te fakti, e humb edhe aftësinë për t’u mbrojtur. Prandaj, autoritetet që e kanë detyrë mbrojtjen e rendit demokratik dhe të hapësirës informative duhet të veprojnë tani, jo nesër, me hetim të shpejtë institucional, verifikim të burimeve, kërkesë për transparencë dhe përgjegjësi publike, sepse sa më gjatë të normalizohet fabrikimi i “dëshmive”, aq më shpejt bëhet standard, dhe standardi i rremë është porta më e lehtë drejt kapjes së mendjes publike.
Berat Buzhala dhe Fabrika e Dhimbjes së Rreme
Ka çaste në historinë e një vendi kur një fytyrë anonime përndritet papritur nga errësira dhe zbulon tërë kalbëzimin e botës që e ka mbajtur të gjallë. Këto çaste nuk i sjellin engjëjt. I sjell vetë errësira. Dhe pikërisht në këtë ndriçim të ftohtë përpara syve tanë është shfaqur
Idiolekti është term gjuhësor që e përshkruan mënyrën unike dhe të përsëritshme se si një individ e përdor gjuhën. Ai përfshin zgjedhjen e fjalëve, ndërtimin e fjalisë, ritmin e shkrimit, përdorimin ose mungesën e shenjave të pikësimit, gabimet karakteristike, shprehjet e preferuara dhe mënyrën e arsyetimit në tekst. Ashtu si shkrimi i dorës apo intonacioni i zërit, idiolekti formohet me kohë dhe mbetet relativisht i qëndrueshëm, duke e bërë atë të përdorshëm në analizë gjuhësore për të krahasuar tekste dhe për të vlerësuar nëse ato ka gjasa të jenë shkruar nga i njëjti autor.
Termi “firehose of falsehood” përshkruan një strategji dezinformimi të zhvilluar dhe të përdorur gjerësisht nga aparatet propagandistike ruse. Ajo konsiston në përhapjen e shpejtë, të vazhdueshme dhe masive të pretendimeve të rreme ose të pasakta, nga shumë burime njëkohësisht, pa shqetësim për koherencë, logjikë apo verifikim faktesh. Qëllimi nuk është të bindet publiku me një gënjeshtër të vetme, por të mbingarkohet hapësira informative, në mënyrë që e vërteta të humbasë peshën, të ngatërrohet me trillimin dhe të duket e pamundur për t’u dalluar. Në këtë model, korrigjimet dhe faktet vonojnë gjithmonë, ndërsa publiku, i lodhur nga fluksi i pandërprerë i akuzave dhe kundërakuzave, përfundon duke e braktisur kërkimin e së vërtetës dhe duke u dorëzuar ndaj cinizmit dhe mosbesimit të përgjithshëm.





Falemenderit zotni Xhumshiti
sehr geehrter herr Xhumsiti vielen dank für diese analyse, Ich kann leider nicht meine meinung in dieser form eusern. so wie großteil unserer befolkung, ich bin auch in meiner bildung stark beschägt. Solche Parasiten wie Herr Busala haben wir in unseren Reihen viele. Bis dato konnten wenge Journalisten (ich kenne keine) mir solche Argumente ihm bloß stellen.
Agim Saracini