Rama Nuk Vjen Të Premten
Një intervistë e konfirmuar me kryeministrin Edi Rama nuk do të mbahet të premten, pas një telefonate nga zyra e tij e shtypit.
Intervista e paralajmëruar me kryeministrin Edi Rama, e konfirmuar nga zyra e tij për të premten, më 3 korrik, në orën 16.00, është shtyrë.
KRONIKAT E BARUTIT i kishin dërguar ftesë zyrtare kryeministrit Edi Rama për një intervistë të drejtpërdrejtë, pas raportimeve tona mbi Revolucionin Flamingo, dokumentin e publikuar prej tij për Dritan Goxhajn dhe debatet që pasuan rreth UÇK-së, protestës dhe përgjegjësisë politike.
Kryeministri u përgjigj duke pyetur për formatin e intervistës. Më pas, komunikimi kaloi edhe përmes Egesta Xhafës, sekretare për shtyp e kryeministrit, e cila konfirmoi zhvillimin e intervistës përmes Zoom-it, të premten, më 3 korrik, në orën 16.00.
Më 30 qershor, pas këtij konfirmimi, KRONIKAT E BARUTIT e njoftuan1 publikun se intervista ishte dakorduar me zyrën e kryeministrit.
Por të enjten, më 2 korrik, në orën 17.31, Xhafa i telefonoi redaksisë dhe njoftoi se intervista duhej të shtyhej për shkak të rrethanave të paparashikuara dhe ndryshimeve në agjendën e udhëtimit të kryeministrit. Ajo përmendi edhe zhvillime të lidhura me Samitin e NATO-s dhe angazhime të tjera të reja.
Sipas saj, intervista nuk është anuluar përfundimisht. Zyra e kryeministrit ka premtuar se ajo do të zhvillohet brenda muajit korrik, mundësisht gjatë dy javëve të ardhshme.
KRONIKAT E BARUTIT do ta mbajnë të hapur ftesën.
Pyetjet tona mbeten aty.
Për Sazanin. Për Zvërnecin. Për Revolucionin Flamingo. Për dokumentin që nuk e thoshte atë që u tha. Për raportin e Tiranës me Kosovën, UÇK-në, Serbinë dhe interesin publik.
Lexuesit meritojnë përgjigje. Ne do t’i kërkojmë ato.
Një komb në këmbë, çfarë fshihet pas revoltës që po sfidon regjimin e Ramës?
Revolucioni Flamingo nisi në Zvërnec, më 23 maj 2026, në një vend ku toka, uji dhe kujtesa duken sikur mbahen me njëra tjetrën nga një fijë e hollë. Fillimisht ishte një protestë lokale. Banorët dhe …
NJË BISEDË QË NUK PREMTON REHATI. PREMTON PËRGJIGJE. — Njoftimi KB



