Kur Qytetarët Folën dhe Propaganda Filloi të Ulërasë
Kosova votoi kundër plaçkitjes kundër nënshtrimit dhe kundër gënjeshtrës së paketuar si stabilitet përderisa propaganda po përpiqet ta shesë verdiktin si keqkuptim.
Pas 28 dhjetorit 2025, kur qytetarët e Kosovës folën qartë dhe pa asnjë paqartësi, u mbyll një kapitull i gjatë mashtrimesh politike dhe u hap një betejë e re. Jo më për pushtetin formal, por për kuptimin e asaj që ndodhi1. Vota e këtij dimri pa borë nuk ishte vetëm votë për një qeveri tjetër. Ishte refuzim i një rendi të vjetër, i ndërtuar mbi krim, fri…



