Zëri nga Diaspora
Në Bernë, një intervistë u kthye në pasqyrë të gazetarisë shqiptare, ku kujtesa personale, diaspora dhe mekanizmat e pushtetit u përplasën pa zhurmë publike.
E diela ime në Zvicër nisi me një ndjesi të çuditshme afërsie. Pas mbledhjes me bashkatdhetarët në Cyrih, një burrë u afrua me një lloj familjariteti që të bën të kthesh kokën si për të gjetur se ku e ke lënë atë fytyrë. Më fliste sikur të ishim ndarë dje, por unë nuk e kisha lidhur dot emrin me trupin, as zërin me kujtesën. Pastaj e përmendi “teten Ram…



