Akuza, përplasje dhe thirrje për ndryshim, çfarë tha Vudi Xhymshiti në MCN TV që po komentohet kudo?
Çfarë lidh Revolucionin Flamingo me Kosovën, Beogradin dhe krizën e besimit ndaj elitave politike? Vudi Xhymshiti dha përgjigjet e tij në MCN TV.
Në një intervistë1 gjatë edicionit të mesditës në MCN TV, me moderatoren Aida Toncica, Vudi Xhymshiti, kryeredaktor në KRONIKAT E BARUTIT, e vendosi revoltën e ditëve të fundit në Shqipëri në një kornizë më të gjerë kombëtare, politike dhe institucionale.
Ftesa në studio erdhi pas publikimit të analizës sonë të gjatë2, “Një komb në këmbë, çfarë fshihet pas revoltës që po sfidon regjimin e Ramës?”, ku Revolucioni Flamingo përshkruhet si një lëvizje që nisi në Zvërnec, më 23 maj 2026, pas kundërshtimit të rrethimit të një pjese të zonës dhe futjes së makinerive në një ekosistem të mbrojtur.
Nëse besoni në gazetarinë e pavarur që mbron sigurinë kombëtare, të vërtetën dhe dinjitetin e kombit shqiptar, ju lutemi konsideroni ta bëni një donacion për ta mbështetur punën tonë.
Në intervistë, Xhymshiti tha se protesta nuk mund të shihet vetëm si çështje lokale, as vetëm si revoltë kundër një projekti ndërtimi.
“Shqipëria është nëmëdheu dhe atdheu i gjithë shqiptarëve”, tha ai, duke shtuar se çdo dhimbje politike, sociale apo shtetërore në Shqipëri ndihet edhe nga shqiptarët jashtë kufijve të sotëm të saj.
I pyetur nga Toncica se si ndahet kjo ndjeshmëri nga axhenda të mundshme politike, Xhymshiti tha se përpjekjet për ta paraqitur pjesëmarrjen e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut si ndërhyrje të jashtme janë, sipas tij, përpjekje për ta dobësuar atë që ai e quajti “shpirt revolucionar” të kombit shqiptar.
Në qendër të kritikës së tij ishte kryeministri Edi Rama, të cilin Xhymshiti e akuzoi se e ka ndjekur, për më shumë se një dekadë, një politikë pro Beogradit dhe kundër interesave të Kosovës.
Ai e përmendi emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it, vizitën e saj në Beograd, qëndrimin e Ramës pas sulmit serb në Banjskë në shtator 2023, ndalimin e flamurit të UÇK-së në tribuna sportive3 dhe ndalimin e këngës “Mora Fjalë” në stadium4.
Këto veprime, sipas tij, nuk janë episode të veçuara, por pjesë e një kronologjie politike që, në leximin e redaksisë sonë, e ka afruar Tiranën zyrtare me Beogradin në momente kur duhej të ishte më pranë Prishtinës.
Gazetaria e pavarur mbijeton vetëm me mbështetjen e lexuesve. Nëse e vlerësoni raportimin që mbron interesin kombëtar dhe dinjitetin shqiptar, ju lutemi konsideroni të bëni një donacion.
Kur u pyet për reagimet në Kosovë, Xhymshiti tha se mllefi ndaj politikave të Ramës është i pranishëm dhe se një pjesë e strukturave politike dhe mediatike në Kosovë, sipas tij, po e mbështesin narrativën e Tiranës sepse janë pjesë e të njëjtit model të vjetër pushteti.
Ai foli ashpër për ish-strukturat politike të pasluftës në Kosovë, për rrjete që ai i akuzoi për plaçkitje, sabotim institucional dhe lidhje me Beogradin. Në këtë pjesë, ai përmendi edhe gjetjet hulumtuese të redaksisë sonë mbi vrasjet politike të pasluftës5, SHIK-un dhe rolin e ish-udhëheqësve të Kosovës.
Toncica e pyeti nëse një retorikë e tillë e ndihmon apo e dëmton Kosovën, sidomos në një kohë tensioni politik dhe marrëdhëniesh të vështira me faktorin ndërkombëtar. Xhymshiti u përgjigj se Kosova nuk ka, sipas tij, thjesht ngërç politik, por një përpjekje të organizuar për ta penguar konsolidimin e institucioneve dhe shkëputjen përfundimtare nga ndikimi serb6.
Ai kritikoi edhe ish-presidenten Vjosa Osmani, duke e përshkruar si pjesë të një orkestrimi opozitar7. Toncica ndërhyri duke e kujtuar perceptimin e Osmanit si figurë që gëzon mbështetje amerikane. Xhymshiti u përgjigj se pyetja kryesore nuk është vetëm mbështetja e jashtme, por legjitimiteti i brendshëm dhe vota e qytetarëve të Kosovës8.
Në një pjesë tjetër të intervistës, ai sulmoi analistë të Kosovës që shfaqen shpesh në mediat shqiptare, përfshirë Baton Haxhiun dhe Berat Buzhalën. Ai i quajti ata jo analistë, por zëdhënës të interesave që, sipas tij, i shërbejnë Beogradit. Këto akuza mbeten pjesë e qëndrimeve të shprehura nga Xhymshiti dhe të dokumentuara, sipas tij, nga hulumtimet e redaksisë sonë.
Në fund, biseda u kthye te Revolucioni Flamingo. Xhymshiti tha se shqiptarët nuk kanë nevojë të drejtohen nga një parti për të marrë pjesë në një protestë që, sipas tij, lidhet me mbrojtjen e territorit, pasurisë publike, kujtesës kombëtare dhe dinjitetit qytetar.
“Shqiptarët janë të vetëdijshëm dhe inteligjentë”, tha ai, duke shtuar se pjesëmarrja në protestë është, sipas tij, legjitime kur shteti shihet si i kapur nga oligarkët, rrjetet kriminale dhe interesa të huaja.
Intervista e tij në MCN TV e zgjeroi debatin për Revolucionin Flamingo përtej Zvërnecit, Sazanit dhe Vjosa-Nartës. Ajo e vendosi protestën në një terren më të ndërlikuar, ku mjedisi, korrupsioni, raporti me Kosovën, ndikimi serb, pushteti i oligarkëve dhe kriza e përfaqësimit politik shfaqen si pjesë të së njëjtës pyetje.
Kujt i shërben shteti shqiptar?
Lexuesit mund ta ndjekin intervistën e plotë në videon e bashkëngjitur më poshtë.
LVV në protestat në Tiranë? Xhymshiti: Qeverisja e Ramës, kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Kosovës (VIDEO) — MCN TV
Një komb në këmbë, çfarë fshihet pas revoltës që po sfidon regjimin e Ramës?
Revolucioni Flamingo nisi në Zvërnec, më 23 maj 2026, në një vend ku toka, uji dhe kujtesa duken sikur mbahen me njëra tjetrën nga një fijë e hollë. Fillimisht ishte një protestë lokale. Banorët dhe …
Flamuri që Edi Rama nuk e do më
Në një prej atyre mbrëmjeve që historia i ruan për të shënuar kapërcyellin mes dinjitetit dhe turpit, në zemër të Tiranës, në stadiumin kombëtar që mban emrin “Air Albania,” një emër i huazuar si për…
Mora Fjalë, Mori Heshtjen: Kur Shqipëria Fik Zërin e Lirisë
Në një akt të guximshëm dhe tejet të papranueshëm, qeveria shqiptare, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, ndaloi këngën patriotike “Mora Fjalë” që të këndohet në stadiumin “Air Albania” këtë nënt…
Skema e vrasjeve politike të Hashim Thaçit
Në prill 2025 redaksia jonë u përball me një përpjekje për të na futur në një kurth të ndërtuar si honeytrap, me synimin për të prodhuar kompromat kundër nesh. Në vend që të tërhiqeshim, hulumtuam ps…
Si po e vret opozita shtetin nga brenda
A do të mbetet Kosova republikë, apo po shndërrohet në një teatër pengmarrjeje ku aktorët e brendshëm e luajnë skenarin e Beogradit?
Nga Presidente e Republikës në Aktore të Krizës Politike
A është Vjosa Osmani vërtet “Vajza e Kosovës” që e mbron amanetin e Rugovës, apo thjesht një lojtare e rrezikshme në një shah gjeopolitik ku Kosova është sakrifica e radhës?
Si E Humbi Vjosa Osmani Besimin Publik
Në shkurt 2021, Vjosa Osmani nuk ishte vetëm një kandidate e suksesshme. Ajo ishte një projektim i besimit publik mbi një figurë që dukej se vinte nga jashtë moçalit të vjetër politik. Në listën e pë…








