Behrami, Grenell dhe Politika e Qeshjes ndaj Krimit
Kur s’ka argument Artan Behrami të thërret tradhëtar, kur s’ka mandat kërkon shkarkime, dhe kur mercenari i Serbisë Richard Grenell kapet në skandal seksual me fëmijë, Behrami qesh e nuk distancohet.
Artan Behrami e ka një zakon të vjetër. Kur s’ka provë, e sjell tonin. Kur s’ka argument, e sjell turmën. Kur s’ka moral, e sjell flamurin. Dhe kur s’ka fytyrë, e vendos fjalën “Serbi” mbi çdo njeri që nuk i bindet.
Më 12 janar 2026 ai shkroi1,
“Presidentja, Vjosa Osman dhe Donika Gërvalla duhet ta shkarkojnë sot këtë konsullin e Përgjithshëm (me mandat t…



