Gazetari që trazon status quo-n: Xhymshiti shpërthen kundër aleancave të errëta Tiranë–Beograd
Xhymshiti i tha Alfred Lela-s në Pasvon se Tirana zyrtare po i shërben interesave të Beogradit, ndërsa rrjetet kriminale të lidhura me spiunazhin Beogradas po synojnë të heshtin gazetarinë e pavarur.
Alfred Lela e hapi episodin e “Pasvon”1 me një prezantim të gjatë për Vudi Xhymshiti, gazetarin që, siç tha ai, “e sjell luftën në gazetë edhe kur nuk ka luftë”. Në bisedën që pasoi, Xhymshiti artikuloi një aktakuzë të gjerë mbi rolin e mediave kryesore në Tiranë, politikën e jashtme të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe rrjetet që, sipas tij, përpiqen të rikthejnë ndikimin …


