Pse Refuzova Debatin me Lirim Mehmetajn
Debati me Lirim Mehmetajn do ta barazonte gazetarinë me propagandën. Prandaj e refuzova, sepse faktet nuk negociohen me operatorë politikë që performojnë si gazetarë.
Lirim Mehmetaj më ofroi debat. Jo njëherë si pyetje e sinqertë, por si gjest publik, si sinjal se gjoja është i gatshëm për përballje. Unë refuzova. Dhe këtë refuzim nuk ia kam borxh atij. Ia kam borxh publikut. Sepse në një moment të caktuar, refuzimi bëhet akt sqarimi, jo shmangieje.
Oferta e tij nuk erdhi në vakum. Ajo erdhi pasi për disa ditë me radh…



